Dorëzohet Ivanov, ja kur do t’ia japë mandatin Zaevit
Presidenti i Maqedonisë ka filluar të japë shenja se është dorëzuar përballë shumicës së re parlamentare.

Kabineti i Ivanovit lajmëron në mënyrë joformale mediat se ky i fundit planifikon që një ditë para se të skadojë afati kushtetues prej dhjetë ditësh, Ivanov do t’ia japë mandatin kreut socialdemokrat Zoran Zaev.

Ivanov po shqyrton garancitë të cilat ditë më parë Zaev ia dorëzoi, ku garantohet sistemi unitar i shtetit.

Presidenti Ivanov, jashtë kompetencave të tij kushtetues, nuk ia ndau mandatin shumicës së re parlamentare me arsyetimin se e ashtuquajtura “Drklaratë e Tiranës” rrezikon Maqedoninë.

Pas kësaj, vijoi presioni ndërkombëtar ndaj tij për respektim të Kushtetutës dhe të normave demokratike, transmeton gazeta Lajm.

Mesa duket ishe takimi me diplomatin e lartë nga Uashingtoni Hoyt Bryan Yee, para rreth dhjetë ditëve, ai që ia ndryshoi qëndrimin kategorik Ivanovit për mosdhënien e mandadtit liderit të shumicës së re parlamentare. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2017, ora 19:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori