Ivanov do vendosë një shqiptar në krye të Agjencisë për Zbulim?
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, po planifikon të vendosë një shqiptar si drejtoreshë të Agjencisë për zbulim, me qëllim që të përpiqet të fitojë simpatinë e shqiptarëve pas deklaratave
në lidhje me platformën e partive shqiptare edhe vendimin për të mos ia dhënë mandatin Zaevit, transmeton "Libertas".

Sipas shkrimit, Ivanov po planifikon që ky funksion t'i besohet Flora Kadriut ose Luljeta Qufliut, të dyja të punësuara në kabinetin e Ivanovit.

Më parë ishte planifikuar që në këtë vend të vendoset ish ministri i punëve të brendshme Mitko Çavkov, por që me anë të një deklarate për medie, ai e ka mohuar kategorikisht këtë informacion.

Ndërkohë, drejtorit aktual të Agjencisë për Zbulim, i skandon mandati më 27 mars. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2017, ora 16:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori