Ivanov do të vizitojë Shqipërinë
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka takuar në ambientet e Presidencës, ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Aldo Bumçi.

Dy bashkëbiseduesit kanë theksuar se raportet dypalëshe shënojnë në vijimësi një zhvillim pozitiv, kurse dialogu politik është frytdhënës dhe i vijueshëm në të gjitha nivelet.

Raportet politike ndërmjet dy vendeve tona arritën nivelin, i cili mundëson që të fokusohemi tërësisht në atë që është më e rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve tanë, dhe kjo është ekonomia, investimet, infrastruktura dhe lidhja energjetike, bashkëpunimi tejkufitar dhe ai ndërmjet ministrive të punëve të jashtme, turizmi, parandalimi dhe ndihma në raste emergjente, qasja e përbashkët në shfrytëzimin e fondeve”, citohet të ketë deklaruar Ivanov.

Ivanov deklaroi se brenda këtij viti do të realizojë një vizitë zyrtare në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2013, ora 17:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori