Ivanov: Ambasadorët shkojnë dhe vijnë, problemet mbeten
Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka shprehur kritika ndaj punës së ambasadorëve të huaj në vend.

Ai deklaroi se disa ambasadorë i kanë tejkaluar kompetencat e tyre të cilat janë pjesë e Konventës së Vjenës për diplomaci.

"Nuk duam të hymë në konflikt me vendet nga të cilat ata vijnë, por unë edhe në adresimin tim tradicional vjetor para korit diplomatik u thash të kenë kujdes që veprimet e tyre të mos keqkuptohen“ – tha kryetari i Republikës së Maqedonisë.

Ivanov më tej shtoi: "Ambasadorët vijnë e shkojnë, ndërsa problemet në shtetin tonë mbeten, dhe mbeten edhe shprehitë dhe precedencat që mund të shfrytëzohen edhe nga të tjerët.

Këtë ndoshta e kanë bërë gjatë kohës kur nuk kemi pas shtetin tonë, partitë tona, institucionet tona dhe Kushtetutën tonë. Por, kjo sot nuk është e lejueshme. Në këtë punë hyra me fytyrë të pastër dhe dua të dal me fytyrë të pastër", u shpreh Ivanov.
Shtuar më 15/04/2016, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori