Italia dëbon shqiptarin nga Maqedonia
Italia debon për “motive parandalimi terrorist”, shqiptarin nga Maqedonia Rexhep Ljimani, 39 vjec. Është ky personi i 67 që dëbohet nga shteti italian me akuzën e përkrahjes e lidhjes me ISIS-in.

Rexhep Ljimani i lindur në Oltja të Kumanovës, jetonte prej vitit 1998 në Itali në komunën San Zenone degli Ezzellini në provicën e Trevizos.

I martuar dhe me dy fëmijë punonte rregullisht në një fabrikë amballazhesh e prej marsit të vitit 2012 drejtonte në këtë qytezë, shoqatën kulturore islamike “Vëllazëria”.

Hetimet e policisë italiane kanë konfermuar se prej 2014 maqedonasi kishte vendosur kontakte me persona me origjinë ballkanike të lidhura me grupet e islamizmit radikal. Pas ngjarjeve të 13 nëntorit në Paris, Rexhep Ljimani refuzoi t’i bashkohej iniciativës së promovuar nga disa shoqatave myslimane për një komunikatë solidariteti ndaj Francës e viktimave të antentateve terroriste.

Po në nëntor të 2015, pas sulmeve në Paris, djali i tij 8 vjecar kishte komentuar në shkollën ku ai studion se "terroristët kanë bërë mirë që kanë vrarë e se shpejt do mbërrijnë në Romë e do vrasin Papën. Rroftë ISIS".

Në konferencën për shtyp ministri i Brendshëm italian Anxhelino Alfano deklaroi se, "se ne jemi një vend që i njeh principet e mikpritjes për këdo që largohet nga lufta e persekutimi, por jemi dhe një shtet që respekton ligjet e rregullat, e kush nuk i respekton ato, apo shfaq armiqësi ndaj traditave tona, do të dëbohet. Kjo është linja jonë".

Rexhep Ljimani është shoqëruar të mërkurën në komisariatin e zonës ku dhe i është notifikuar dekreti i dëbimit nga Italia. Më pas është shoqëruar në aeroportin e Venecias për të udhëtuar drejt Maqedonisë.

Bashkëshortja e tij së bashku me dy fëmijët do të qëndrojnë në Itali. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2016, ora 11:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori