Dënohet me burg ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, i cili akuzohet për korrupsion. Tushes i është hequr gjithashtu e drejta për ushtrimin e punëve publike për 5 vite.

Pretenca e SPAK për Tushen dhe ish-zyrtarët e tjerë të Bashkisë së Lushnjës:

Fatos Tushe 3.6 vjet burg (nga gjykimi i shkurtuar 2 vjet e 4 muaj)
Flamur Peqini 5 vjet / 3 vjet e 4 muaj
Gentian Nushi 4 vjet / 2 vjet 8 muaj
Bleta Turku 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj (Pezullohet ekzekutimi i dënimit, 3 vjet 6 muaj shërbim prove)
Leonard Sefa 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Ilva Billo 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Gazmend Çela 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Bardhi Mëhilli 2 vjet 6 muaj / 1 vit 8 muaj
Xhemal Hasko 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Margarita Gjermeni 2 vjet 6 muaj / 1 vit 8 muaj
Andri Nusho 2 vjet/ 1 vit 4 muaj
Bektash Nezha 2 vjet / 1 vit 4 muaj
Ani Simoni 2 vjet / 1 vit 4 muaj
Ledi Aleksi 1 vit 6 muaj/ 1 vit
Vilma Zhupa 1 vit 6 muaj/ 1 vit
Ibrahim Lami 2 vjet 3 muaj / 1 vit 6 muaj
Gjergji Mëhilli 1 vit / 8 muaj
Ismail Bliku 9 muaj / 6 muaj
Edi Gjelaj 3 vjet / 2 vjet

Kujtojmë se arrestimi i Tushes u bë lidhur me një tender me vlerë rreth 24 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj.

Nga hetimet dhe përgjigjet e Prokurorisë të nisura në 2020 rezulton Fatos Tushe ka shpërdoruar detyrën në tre raste.

Përgjatë një viti hetimesh, SPAK pretendon se ish-kryebashkiaku i Lushnjes, ka kryer shkelje jo vetëm për dhënien në favor të miqve tenderin prej 23 milionë lekësh. Sipas SPAK  ndonëse fituese u shpall ‘Euro Alb’, punimet për rehabilitimin e kanalit vaditës i kreu shoqëria e Ibrahim Lamit, i cili shfaqet shpesh në biseda dhe përgjime, si dhe etiketohet si ‘miku’ i ish kryebashkiakut.

Një tjetër episod kundër ish-kryebashkiakut lidhet me një telefonatë në të cilën një banor i kërkon ndihmë sepse një inspektor i kishte pezulluar ndërtimin e banesës, dhe ai i përgjigjet “Thuaji që fola me shefin”./albeu.com