Itali, delegacion i Maqedonisë në seancën e AP të OSBE-së
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë merr pjesë në seancën vjeshtore të AP të OSBE-së që mbahet nga data 08 deri 11 tetor 2010 në Palermo të Italisë. Delegacionin e përbejnë deputetët: Andrej Petrov (LSDM), shef i delegacionit, deputeti nga radhët e BDI-së, Hisen Xhemaili dhe Vlladimir Gjorcev (VMRO).

Në kuadër të seancës së vjeshtës së AP të OSBE-së do të zhvillohen disa aktivitete të rëndësishme siç janë: Forumi Parlamentar Mediteran, seancë e Komitetit të përhershëm dhe konferenca për Luftë kundër krimit të organizuar transnacional dhe korrupsionit, diskutim për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe infrastrukturës në mes vendeve të basenit të Mesdheut.

Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë rreth 200 parlamentarë nga 50 shtete të OSBE-së. Pjesëmarrësve pritet të ju drejtohet kryetari i Parlamentit italian, Xhanfranko Fini, kryetari i AP të OSBE-së, Petros Eftimiu, nënkryetari i AP të OSBE-së, shefi i delegacionit italian, Rikardo Migliori, ministri i Punëve të Jashtme të Kazakistanit, vendi kryesues me OSBE-në, Kanat Saudabajev si dhe sekretari i përgjithshëm i OSBE-së.
Shtuar më 09/10/2010, ora 09:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori