Ismet Ramadani: VMRO dhe Gruevski, ndikim të fortë ndaj Kushtetueses (VIDEO)
Ismet Ramadani
Ismet Ramadani, ish-deputet i PPD-së dhe ish-anëtar i Komisionit për amnisti pranë kabinetit të kryetarit të Maqedonisë, në një intervistë për emisionin ”10 minuta” në Tv 21, ka deklaruar se, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është skandaloz.

Sipas tij, ky vendim është në dëm të Maqedonisë dhe se tregon që pushteti, pra VMRO-DPMNE-ja ka ndikim mjaft të fuqishëm në këtë institucion shtetëror të rëndësishëm.

Më tej, Ramadani shtoi se, me këtë vendim, Gjykata e humb besimin si institucion më kompetent për mbrojtjen e Kushtetutës së vendit, duke lënë përshtypjen si një institucion i partizuar. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2016, ora 09:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori