Gabimi që bëni në gatimin e orizit, paralajmërimi i mjekut: Do të helmoheni nëse vazhdoni ta bëni

Miliona njerëz mund të vënë veten në rrezik duke gatuar gabim orizin, paralajmërojnë shkencëtarët.

Zierja dhe konsumimi në çast i orizit, mund të jetë i pamjaftueshëm në parandalimin e ekspozimit ndaj gjurmëve të arsenikut helmues, i cili ndot orizin teksa rritet si rezultat i toksinave industriale dhe pesticideve.

Andy Meharg, profesor i shkencave biologjike në Universitetin Queens Belfast, testoi tri mënyra për të gatuar orizin dhe do të shikonte nëse nivelet e arsenikut do të ndryshonin.

Mënyra më e sigurt e gatimit të orizit është që ta lini gjatës natës në ujë. Më pas ia hiqni ujin e ndenjur dhe e zieni në tenxhere me ujë të pastër.