COVID/ Bilanci i viktimave dhe infektimeve gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar 67 raste të reja të infektuar me Covid, ndërkohë që nuk ka patur asnjë humbje jete.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri i të shëruarve në 24 orët e fundit ka qenë 38.

Njoftimi i MSh:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,249 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 67 qytetarë, në këto bashki:

24 në Tiranë, 9 në Fier, 3 në Shkodër, Durrës, Lushnjë, Vlorë, Himarë, Gjirokastër, 2 në Divjakë, Konispol, Kolonjë, 1 në Tropojë, Rroskovec, Selenicë, Sarandë, Përmet, Korçë, Kuçovë, Skrapar, Elbasan, Gramsh.

Janë 365 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,068 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Prill 2022)

Raste të reja ditore 67

Të shëruar në 24 orë 38

Të shtruar në spitale 7

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1,249

Testime totale 1,803,166

Raste pozitive 274,929

Raste të shëruara 271,068

Raste Aktive 365

Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 240

Fier 40

Vlorë 27

Korçë 13

Gjirokastër 12

Shkodër 8

Berat 7

Elbasan 7

Durrës 6

Kukës 4

Dibër 1/albeu.com/