Ish-ushtari i UÇK-së niset në mërgim, komuna e Gostivarit nuk i’a ktheu vendin e punës (VIDEO)
Ish-ushtari i UÇK-së, nga fshati Tërnovë i Gostivarit, Zudi Salihi, mori rrugën e mërgimit pasi Komuna e Gostivarit e la pa punë dhe nuk i’a ktheu vendimin e punës në ndërmarrjen komunale "Komunalec".

"Nuk ma kthyen vendimin e punës, jam i papunë, u mundova mu kap dikund. Më dhanë një kontratë koti për një muaj dhe e cila nuk është e sigurt, sepse nesër i teket të largojnë nga puna. Ashtu që nuk kam rrugëdalje tjetër dhe tani në moshën mbi 50 vjeçare po detyrohem ta lë vendlindjen dhe familjen. Isha i vendosur që të mos lëshojë vendlindjen dhe familjen, por po detyrohem që në këtë moshë për një kafshatë buke ta lëshojë vendlindjen. Po largohem i dëshpëruar pas gjithë atij kontributi që kam dhënë për shumë çështje", tha për INA, Zudi Salihi, i cili ka qenë pjesëtar i UÇK-së në Sllupçan.

Sipas tij, komuna e Gostivarit është përgjegjëse që ai po dëbon nga vendlindja.

Ai lut organizatat e dalura nga lufta që të përkujdesen për veteranët, që të mos pësojnë gjithë ushtarët dhe të përkujdesen.

"Në luftë nuk e kam bo për interesa të mija, por për çështje më të mëdha dhe ideal, që duhej të realizoheshin dhe jo çka po ndodhë tani. Për mua ska më rrugëdalje, por më vjen keq për 10 bashkëluftëtarët e mi që kanë luftuar në Sllupçan në vitin 2001 dhe sot janë të papunë këtu", shprehet Zudi Salihu. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2016, ora 09:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori