Sali Berisha njofton protestën e dytë kombëtare kundër Edi Ramës

Pas protestës së mbajtur ditën e hënë në datën 20 dhjetor, ish kryeministri Sali Berisha ka njoftuar protestën e dytë që pritet të mbahet kundër kryeministrit aktual Edi Rama.

Duke u nisur edhe nga skandalet e fundit të publikimit të të dhënave sensitive të qytetarëve, nga keqeverisja, Berisha ka njoftuar se protesta e rradhës kundër Ramës do të mbahet në datën 8 janar.

Pritet me interes të madh kjo protestë e thirrur nga ish kryeministri, Berisha duke qenë se tashmë njoftimi për datën e tubimit, është publikuar ditë më parë ndryshe nga protesta kundër “Open Balkan” e cila u njoftua në 48 orët e fundit.


Shtuar 24.12.2021 22:59