Ish të burgosurit, nesër protestë para qeverisë
Ish të burgosurit politik shqiptarë të mbështetur nga rreth 35 organizata joqeveritare dhe nga disa parti politike të enjten në mesditë do të protestojnë para Qeverisë për dinjitet, vlera evropiane dhe bashkim.

"Protesta me moton "Për dinjitet", me një fjalë nuk do të lejojmë gjithnjë të na shkelet dinjiteti, "Për vlera evropiane", e përmbajtur nga një parullë që do të prezantohet në protestë "Ne jemi Evropë 30 mijë vitet e fundit" dhe "Për Bashkim", e kemi fjalën për unifikim të gjithë faktorit qoftë politik qoftë jopolitik, qoftë qeveritar qoftë joqeveritar në vend rreth problemeve tona".

Në këtë mënyrë, kryetari i shoqatës së ish të burgosurve dhe persekutuarve politik Shqiptar, Shpëtim Pollozhani, shpalosi moton e protestës që do të mbahet të enjten, më 7 qershor në ora 13 para Qeverisë së Maqedonisë. Ai sqaroi se protesta organizohet për shkak të mosangazhimit të pushtetarëve rreth definimit të statusit të ish të burgosurve, ish persekutuarve politik edhe pse qysh në vitin 2005 ata kanë hartuar një propozim ligj për zhdëmtimin e ish të burgosurve politik.

"Ne kemi bazë edhe morale edhe juridike për të kërkuar zhdëmtim për arsye se në këto hapësira ndërroj sistemi juridik, kushtetuta e vendit, ndërroi kodi penal, ndërruan ato nene inkriminuese që dënonin personat për veprimtari politike, ka dy rezoluta të Këshillit të Evropës për kërkim falje viktimave të komunizmit dhe dënim të krimeve të komunizmit. Këtë gjë e ka bërë ehe Parlamenti i Maqedonisë, i dënoi krimet e komunizmit. Si pasojë e këtij krimi dhe duke nisur nga fakti që kemi plotësisht të drejtë morale", tha Pollozhani.

Ish të burgosurit protestojnë edhe për faktin se edhe bashkësia ndërkombëtare nuk e ka fut zgjidhjen e problemit të tyre në pyetësorin e Maqedonisë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Protesta mbi të gjitha një karakter informative dhe paralajmërues.

"Ne dëshirojmë të paralajmërojmë opinionin këtu edhe shqiptarë edhe maqedonas për një problem për të cilin do të kishim dashur që edhe maqedonasit ta informojmë popullatën e vet për zgjidhjen e këtij problemi, por si do që të jetë ne përmes kësaj proteste do të dërgojmë një mesazh të fuqishëm edhe faktorit të brendshëm edhe faktorit të jashtëm për ekzistencën dhe për zgjidhjen e këtij problem", tha ai.

Për organizimin e kësaj proteste ish të burgosurit janë ndihmuar dhe përkrahur nga shumë asociacione dhe shoqata siç janë Shoqata e historianëve shqiptarë, shoqata e arsimtarëve shqiptarë, ajo e botuesve shqiptarë dhe mbi 35 OJQ të tjera. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2012, ora 18:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori