U helmuan nga alkooli, ndërrojnë jetë 34 persona në Rusi

34 persona kanë humbur jetën deri tani për shkak të një helmimi në Rusi.

Helmimi masiv dyshohet të jetë shkaktuar nga alkooli.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se dhe 24 persona të tjerë janë duke u trajtuar në spitalet rajonale të vendit. Policia ka arrestuar 10 persona deri më tani. Mësohet se 7 prej personave që po trajtohen në spital janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia gjatë ditës së djeshme sekuestroi dy mijë shishe alkool teksa i kanë identifikuar si alkool metanol, i cili është toksik.

Rastet masive të helmimeve nga alkooli kanë ndodhur edhe në të kaluarën në Rusi, në vitin 2016, 77 njerëz vdiqën në Siberi nga pirja e vajit të banjës.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com