Ish-kryeministri Buçkovski do rigjykohet nga e para
Gjykata Supreme e Maqedonisë ka anuluar vendimet e Gjykatës Themelore të Shkupit të vitit 2013, dhe Gjykatës së Apelit të Shkupit nga 30 korriku i vitit 2014.

Kjo gjykatë ka urdhëruar që procedura gjyqësore të nisë nga fillimi
gjykimet kundër ish-kryeministrit Vlado Buçkovski dhe ish-shefit të Shtabit Suprem të ARM-së, Metodi Stamboliski, si dhe ndaj disa personave të punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes gjatë periudhës në pushtet të Buçkovskit.

Vendimin e ka marrë Këshilli Penal i Gjykatës Supreme prej tre anëtarësh, për shkak të mbështetjes në gjykim sipas Ligjit të vjetër për procedurë penale. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2016, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori