Ish-kryeministri Buçkovski nuk i shpëton burgut!
Një gjykatë në Shkup e ka hedhur poshtë dje ankesën e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Vllado Buçkovski, për vuajtjen e dënimit me dy vjet burg lidhur me rastin “pjesët për tanke”.

Buçkovski eshte dënuar së bashku me shefin e shtamadhorisë së ushtrisë së Maqedonisë, Metodije Stambolijski, në vitin 2001, për shkak të përfshirjes në blerjen dhe shitjen e pjesëve të përdorura për tanke, me ç’rast ishte vlerësuar se shteti është dëmtuar me 2.5 milionë euro.

Mediat në Shkup kanë raportuar se Buçkovski brenda tetë ditësh, pasi vendimi të bëhet i plotfuqishëm, duhet të paraqitet për vuajtjen e dënimit me burg.

Vllado Buçkovski ka qenë kryeministër për një farë kohe dhe ministër i Brendshëm./albeu.com/
Shtuar më 25/11/2014, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori