Ish-deputetët: Turpi më i madh për shqiptarët
Pëlqej
Ish-deputetë shqiptarë e cilësojnë si të turpshëm aktin e sherrit të deputetëve të BDI-së dhe të PDSH-së.

Ismet Ramadani dhe Mersel Bilalli dënojnë ashpër degradimin në një shkallë të tillë të retorikës së përfaqësuesve të popullit dhe përshkallëzimin e saj në përleshje fizike.

"Është një akt i turpshëm dhe ka indinjuar shqiptarët gjithandej jo vetëm këtu në Maqedoni. Duhet bërë çmos që këtë situatë ta qetësojnë ata që janë kompetentë, dy liderët, Ahmeti dhe Thaçi pasi formimi i komisioneve, analizave do të jetë një procedurë që do të zgjase dhe e vonuar. Duhet të reagohet shpejt. Të gjithe ata që kanë ndikim të ulin tensionet në mënyrë që të ndodh një pajtim i shpejtë midis përfaqësuesve të dy partive politikë”, tha ish-deputeti Ismet Ramadani për Alsat-M.

Ndërsa, Mersel Bilalli tha se dhuna që treguan shqiptarët me njëri-tjetrin i shkon për shtat kryeministrit Gruevski. /albeu.com/

Shtuar më 27/08/2014, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori