Ish ambasadori: Qeveria Gruevski i frikëson të gjithë
Ish ambasadori i Bashkimit Europian në Maqedoni, Ervan Fuere, në analizën e tij rreth situatës në Maqedoni ka theksuar se vendi ndodhet në një krizë të thellë. Ai ka shtuar se nën atë që duket si normalitet ekziston një klimë mosbesimi i thellë ndërmjet të gjitha partive politike të etnive më të mëdha.

"Këto tensione zmadhohen me klimë të frikës te populli në përgjithësi, të gjeneruara nga ana e kontrollit gjithëpërfshirës të partisë kryesore në pushtet, e cila është në pushtet që nga viti 2006. Ky kontroll i përfshin jo vetëm organet kryesore shtetërore, gjykatën dhe administratën publike, por edhe të procesit zgjedhor, dhe para së gjithash të mediave. Kritika ndaj qeverisë nuk tolerohet. Ata të cilët marrin guximin që ta ngrenë zërin e tyre menjëherë etiketohen si ‘armiq të shtetit’", analizon Fuere në analizën me titull "Maqedonia, vendi në krizë", e cila është publikuar nga Qendra për Studime Politike Evropiane në Bruksel, citon Zhurnal.

Ambasadori Fuere duke njohur nga afër qeverisjen e Nikola Gruevskit edhe gjatë detyrës si diplomat në Shkup por edhe pas largimit është një ndër kritikuesit më të mëdhenj të qeverisë aktuale në Maqedoni. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2013, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori