Barcelona vijon formën fantastike, Pedri me një kryevepër ngjit katalanasit në vendin e dytë (VIDEO)

Barcelona ka fituar 1-0 ndaj Sevillas falë një goli spektakolar të Pedri në pjesën e dytë.

Talenti 19 vjeçar shfrytëzoi një pasim të Ousmane Dembele duke nxjerrë jashtë loje dy mbrojtës kundërshtarë me topin që ndalet në rrjetë.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona është ngritur në vend të dytë në renditje, me pikë të barabarta me Sevillan. /albeu.com/


Shtuar 3.04.2022 22:57