Ish-Ambasadori i BE-së: Të shtyhen zgjedhjet
Ervan Fuere
Ish-ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Maqedoni, Ervan Fuere, në një kolumnë të tij për ‘’Balkan Insight’’, shkruan se BE duhet patjetër të kundërshtoj zgjedhjet e prillit, njofton Telegrafi.

Sipas tij, ndryshimi dramatik paraqet mossukses për diplomacinë e BE-së dhe tregon mungesë vlerësimi të Komisionit Evropian (KE) për thellësinë e krizës politike në Maqedoni që e vështirëson punën e ndërmjetësuesit belg, Van Haute.

Ervan Fuere thote se, zgjedhjet pa opozitën nuk do të kenë legjitimitet dhe do të tregojnë se bashkësia ndërkombëtare lejon që Maqedonia të udhëhiqet sipas ligjit të xhunglës dhe jo sipas sundimit të ligjit. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2016, ora 10:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori