Iseini nga Gostivari zotohet për realizimin e programit brenda 100 ditëv
RDK dhe Uniteti që e përbëjnë Aleancën për Shqiptarët prezentuan platformën zgjedhore para banorëve të Lagjes Xhamixhit të Gostivarit, si dhe para banorëve të fshatrave Tërnovë, Sërmnovë, Llakavicë dhe Turçan i Vogël. Të pranishëm ishin kryetari i RDK-së Vesel Memedi, kandidati për kryetar komune të Gostivarit Shpat Iseini, bartësja e listës znj. Luljeta Aziri, si dhe këshilltarët që vijnë nga këto pjesë të komunës së Gostivarit.

Kandidati për kreun e komunës së Gostivarit, Shpat Iseini, foli për programin zgjedhorë i cili është përgatitur nga ekspert dhe profesionist të lëmive të ndryshme, dhe u zotua se një pjesë e konsiderueshme e platformës zgjedhore do të realizohet në njëqind ditëshin e parë të udhëheqjes me komunën.

Sipas Shpatit, problemi më neuralgjik është krijimi i vendeve të lira të punës, deponitë e ndryshme, kaosi në komunikacion, urbanizmi, decentralizimi fiskal, dhe të gjitha këto probleme janë të tejkalueshme me një strategji dhe vullnet të jashtëzakonshëm, dhe këtë e kemi padyshim, përfundoi Shpat Iseini. /albeu.com/

Shtuar më 03/10/2017, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori