Iseini: Do kujdesemi për Gostivarin si sytë e ballit
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI) në axhendën e takimeve elektorale këtë herë ishin në fshatin Debresh.

Para banorëve të fshatit, me mesazh iu drejtuan kryetari i RDK-së Vesel Memedi, kandidati për kryetar komune Shpat Iseini, si dhe kandidati për këshillin komunal Enis Elezi.

Kandidati për kryetar të komunësGostivarit, Shpat Iseini, theksoi se janë të gjitha kushtet e nevojshme që gjenerata e re të udhëheq me proceset e ndryshme të organizimit shoqëror, prandaj kërkojm përkrahjen e Debreshit dhe gjith qytetarëve të KomunësGostivarit.

"Rinia është pjesa më vitale e kombit dhe kujdesi ndaj kësaj rinie duhet të trajtohet si një strategji kombëtare, sepse në të kundërtën pasojat do të jenë të rënda. Ky rrugëtim i yni, posedon një ekip të shkëlqyer të profesionistëve të nivelit të lartë, dhe prandaj nuk kemi dilemë se do të menaxhojmë me komunën e Gostivarit në mënyrë të përsosur, dhe do të kujdesemi për të si sytë e ballit", përfundoi kandidati për kreun e komunësGostivarit, Shpat Iseini. /albeu.com/

Shtuar më 05/10/2017, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori