"IRJM", kështu do vazhdojë të quhet Maqedonia nga BE
Komisioni Evropian do t’iu përmbahet rregullave të OKB-së për përdorimin e inicialeve IRJM (ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë ) përderisa nuk ka zgjidhje midis Shkupit dhe Athinës për emrin e vendit, thanë zyrtarët nga BE.

Peter Stano, zëdhënës i Komisionarit Evropian Stefan Fule, në një bisedë me Radio Evropa e Lirë, ka përsëritur qëndrimet se Komisioni Evropian hedhë poshtë spekulimet dhe akuzimet që vijnë nga letrat e dërguara nga Shkupi nga pala maqedonase për ndonjë metodologji të re të Brukselit ndaj Maqedonisë, për emrin apo emërtimet.

“Ne hodhëm çdo akuzim ose spekulim se përdorim ndonjë metodologji të ndryshme, pasi ë akoma e përdorim të njëjtën metodologji kur bëhet fjalë për emrin ose për mbiemrat që e përdorëm në rekomandimin prej vitit 2009. Në bazë, Komisionit evropian plotësisht e respekton revolucionin e Kombeve të bashkuara për zgjedhjen e çështjes së emrit dhe andaj ne do të vazhdojmë ta përdorim Ish republika e Jugosllavisë përderisa nuk arrihet deri tek zgjedhje e kapshme e përbashkët”, deklaroi Stano.

Ndërkohë zëdhënësi, përsëriti kërkesat e Komisionit Evropian nga të gjithë në Maqedoni që të “përqendrohen në përmbajtjen e Raportin për përparimin e vendit, pasi që ajo që është më e rëndësishme në të është vlerësimi sa është e rëndësishme të shënoj përparim me reformat për të mirën e të gjithë qytetarëve”, raporton Zhurnal.

Shtuar më 01/11/2011, ora 13:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori