Irish Times: Zaevi mund të mos e pyesë Ivanovin për formimin e qeverisë së re
Gazeta irlandeze "Irish Times", në një analizë kushtuar situatës politike në Maqedoni pas refuzimitkryetarit Gjorge Ivanov për të mandatuar liderin e opozitës, Zoan Zaev, për të formuar qeverinë e re në vend, shkruan se ky i fundit mund të kërkojë miratimin e parlamentit pa e pyetur presidentin.

"Ne do të donim që të marrim miratimin formal të kryetarit, por kjo nuk është me rëndësi. Është një traditë e mirë që të kërkosh dorën e nuses tënde babait të saj, por nëse ai nuk e jep, prap se prap ti mundesh që të martohesh me të", ka thënë Zaev pas refuzimit të marrjes së mandatit.

Gazeta përshkruan situatën politike, duke mos lënë anash çështjen e gjuhës shqipe, si pikë kyçe ku acarohet situata, ndërsa përmend edhe vizitën e zyrtares së lartë të BE-së, Federica Mogherinit. /albeu.com/


Shtuar më 08/03/2017, ora 11:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori