Biznesmenë nga Turqia do të investojnë në Maqedoni
Pëlqej
Bashkëpunimi ekonomik dhe rritja e investimeve turke në Maqedoni kanë qenë temat kryesore që Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini dhe Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti diskutuan në takime me zyrtarë në qytetin e Bursës.

Gjatë takimit me valiun e Bursës, Vedat Muftuolu u konstatuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve dhe u diskutua që të gjenden mënyra që shkëmbimi mes dy vendeve i cili gjatë 8 muajve të parë të këtij viti arrin 500 milionë euro, të rritet shumë më tepër.

“Turqia është partner strategjik i Maqedonisë, edhe në planin politik edhe në atë ekonomik, ndërsa odat ekonomike dhe kompanitë nga dy vendet kanë vendosur bashkëpunim të ngushtë mes tyre. Ne jemi këtu që t'i dëgjojmë afaristët turq, se çfarë mund të bëjmë për ta që të mundësojmë rritjen e investimeve",-tha Saraçini.

Ndërkohë, Mufuolu tha se Bursa është qyteti i katërt për nga madhësia në Turqi, por i dyti për nga sasia e eksportit. “700 mijë banorët që janë me prejardhje nga rajoni juaj janë urë e fuqishme e bashkëpunimit mes dy vendeve”,-tha ai. /albeu.com/

Gjatë takimit me kryetarin e Bursës, ministri Saraçini propozoi që Maqedonia të bëhet qendër e shpërndarjes së mallrave turke për në Bashkimin Evropian.
Shtuar më 09/10/2013, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori