Intensifikohet bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Maqedoni
Kosova dhe Maqedonia kanë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm politik dhe ky bashkëpunim reflektohet edhe në fushën ekonomike në mes të dy qeverive, ka deklaruar ministri i Zvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, gjatë takimit të dytë të Komitetit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik, që u mabjt sot në Shkup.

Ministri Beqaj në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij, ministrin e Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë, Valon Saraqini ka shprehur besimin se do të intesifikohet bashkëpunimi edhe në sektorin privat dhe këto raporte të shkëlqyeshme të reflektohen edhe në rritje sa më të fuqishme të këmbimeve tregtare mes të dy vendeve.

“Është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm që të bëjmë një intensifikim të marrëdhënieve ekonomike në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, intensifikim i cili kërkohet edhe më shumë në momentin kur në Botë e posaçërisht në Evropë kemi një krizë e cila edhe më tutje po trajtohet”, tha Beqaj.

Kreu i MZHE-së tha se e ka njoftuar ministrin Saraqini për nismën që Republika e Kosovës e ka marrë kohën fundit për infrastrukturë, respektivisht fillimin e ndërtimit të rrugës 6, autostradës Prishtinë-Shkup gjë që i mundëson dy ekonomive tona një këmbim dhe një lëvizje shumë më të lir
Shtuar më 07/09/2012, ora 18:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori