Integrimi, PDSH ankohet te eurodeputetët
Nënkryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe Koordinatori i rupi parlamentar të kësaj partie Imer Aliu dhe deputeti Orhan Ibrahimi pritën në takim euro-deputetin bullgar Kristian Vigenin dhe Sekretaren për politikë të jashtme të Partisë Socialiste të Bullgarisë Nevena Aleksieva, njofton Zhurnal.

Në takim është biseduar për çështjet aktuale politike në vend dhe rajon, proceset integruese, raportet ndër-fqinjësore të vendeve të Ballkanit me theks të veçantëzhvillimet e fundit për sa i përket përkeqësimit të raporteve mes Republikës së Bulgarisë dhe Maqedonisë si pasojë e siç thuhet, “ politikës destruktive dhe armiqësore e qeverisë së Maqedonisë me shtetet fqinje dhe në anën tjetër afrimi i pakuptimtë dhe i dëmshëm për shqiptarët me Serbinë”.

Me këtë rast nënkryetari i PDSH-së Imer Aliu ka shprehur qëndrimin se qeveria aktuale e Maqedonisë nuk e ka prioritet integrimin e vendit. “Për këtë dita ditës bindemi se ata punojnë për të kundërtën, jo për integrime”. Ata vazhdojnë të mbajnë të bllokuar rrugën e integrimeve, pavarësisht thirrjeve dhe apeleve të zyrtarëve të Lartë të Brukselit”, citohet të ketë thënë Aliu. /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2012, ora 14:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori