E gjithë familja në Gjilan e prekur nga COVID 19, mes tyre edhe një fëmijë

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjilanit, Selami Xhemajli ka folur për gjendjen e të prekurve me COVID-19.

Xhemajli ka thënë për RTV Dukagjinin, se vetëm dy banorë të prekur nga kjo komunë po trajtohen në Klinikën Infektive ndërsa 12 të tjerët janë në vet izolim në shtëpitë e tyre.

“Atyre po u ofrohet asistencë me medikamente e artikuj ushqimorë, por edhe shpesh kontaktohen nga personeli shëndetësorë”, tha ai.

Ai thotë se për fat të mirë në Zhegër askush më nuk ka rezultuar pozitiv ndërsa në Vrapçiç e tërë familja e të prekurit ka rezultuar e infektuar.

“Nga informatat jozyrtare, i prekur me COVID-19 është edhe një fëmijë i familjes nga Vrapçiqi pasi ka qenë kohë e gjatë e kontakteve me të infektuarën e parë”, deklaroi Selami Xhemajli.

Kujtojmë Gjilani është komuna e dytë më e prekur nga koronavrisusi me 14 persona të infektuar, ndërsa komuna më e preku në Kosovë është Malisheva me 21 persona.


Shtuar 24.03.2020 17:05