Institucionet po i “vrasin” mediat shqipe!
Institucionet vazhdojnë të lënë në zgrip mediat shqipe. Në këtë katrahurë e përfshirë është e gjithë makineria e shtetit që me gjitha format duan t’i nënçmojnë mediat shqipe si që duan vetë. Mediat shqipe po shantazhohen në gjitha format, qoftëme mbyllje të xhirrollgarisë nga ana e shtetit edhe atë ndoshta për shuma qesharake, qoftë nëpër tenderë të ndryshëm që shpallin institucionet e vendit.

E ku mbeten milionat denarë të bllokuar që shumë institucione të vendit ende nuk i kanë shlyer në adresë të mediave, në këtë rast grupacionin “Zhurnal”! Kush duhet të jep përgjegjësi për këtë gjëmë që po pësojnë mediat shqipe? Të kujt interesa i mbron ky farë zv/ministri i Financave Ardian Xheladini që i bie hise të pastrojë këtë mjegull!

Ky i fundit po vazhdon të jetë vetëm një peng i ministrit Zoran Stavrevski dhe i humbur në një rrugë të pakthim si pararendësi i tij Nedim Ramizi! Partnerët në pushtet VMRO-DPMNE e përkrahur me heshtje “aktive” edhe nga BDI, me këtë sikur po e rrumbullakojnë konceptin e mbajtjes peng të mediave shqipe, tani me mosshlyerjen e pagesës nga ana e institucioneve.

Se mediat shqipe kanë nevojë për një ndihmë shumë të vogël, atë të shlyerjes së borxheve nga institucionet, për këtë s’çan kokën kush. Gajle se ka as qeveria e as BDI-ja, për fat të keq! Në ndarjen e fondeve financiare ky shtet po bën hile të madhe medieve në gjuhën shqipe duke i mbështetur vetëm mediat në gjuhën maqedonase dhe të afërta me pushtetin, hapen portale në shqip nga media maqedonase. Çfarë paradoksi...!

Dhe ky diskriminim që vjen nga qendrat e vendimmarrjes politike duhet të ndërpritet njëherë e përgjithmonë për shkak se edhe shqiptarët që janë lexues dhe shikues të mediave janë taksa pagues të këtij shteti dhe shteti në një farë mënyre duhet tu a kthej këtë lojalitet përmes formave të ndryshme të mbështetjes së institucioneve në gjuhën shqipe në rastin konkret edhe të medieve.

Lideri i BDI-së në urimin e njëvjetorit të gazetës “Zhurnal plus” pati thënë se si parti janë të përkushtuar që të ndërtojnë raporte korrekte me mediat në gjuhën shqipe, duke bashkëpunuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë.

Mediat kanë po aq përgjegjësi edhe sa partitë politike dhe për atë arsye duhet që të angazhohemi bashkërisht drejt avancimit të mëtejmë të të drejtave kolektive të shqiptarëve”, pati thënë Ahmeti. Por, dritë nga kjo nuk pamë. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2013, ora 18:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori