Institucionet dhe pse obligohen me ligj nuk respektojnë gjuhen shqipe
Shumë ministri dhe institucione shtetërore, edhe pse obligohen me ligj, nuk e respektojnë Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Mungesa e Ligjit për Inspektoratin e zbatimit të Ligjit të gjuhëve i ka vënë në "gjumë", pasi nuk ka kush t’i dënojë.

Inspektorati dhe Agjencia për zbatimin e Ligjit të Shqipes janë dy institucione kryesore, të cilat sipas Ligjit për gjuhët, duhet të kujdesen për zbatimin praktik të ligjit germë për germe. Ligji për përdorimin e gjuhëve qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë u mundëson një komunikim të zgjeruar me të gjitha institucionet e shtetit, qoftë ato të pushtetit qendror apo atij lokal, shkruan gazeta KOHA.

Edhe pse Agjencia për përdorimin zyrtarë të shqipes është formuar, në mungesë të Inspektoratit për zbatimin praktik të ligjit, shumë institucione shtetërore kanë gjetur “shteg” për të mos e respektuar ligjin. Për këtë çështje, disa herë kanë reaguar edhe partitë politike shqiptare të cilat insistojnë që Ligji të zbatohet në praktik. Por, shumë institucione dhe ministri nuk ia “varin” as Ligjit e as thirrjeve të partive shqiptare.
Shtuar më 21/06/2019, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori