Insiston VMRO: LSDM mos ta pranojë Platformën Shqiptare
Nga VMRO-ja insistojnë që kreu i Lidhjes Social-demokrate të mos e pranojë Platformën Shqiptare dhe të heqë dorë nga kjo platformë që sipas tij sjell shkatërrimin e Maqedonisë.

"Në mes Deklaratës së Tiranës dhe interesat e shtetit e të popullit të vet, i faluri Zoran Zaev e zgjodhi Deklaratën e Tiranës, që do të thotë përzierje direkte në punët e Republikës së Maqedonisë.

Ne jemi të gatshëm që të mbështesim LSDM-në në qeverinë e tij vetëm që ai të heq dorë nga Deklarata e Tiranës dhe pasojat katastrofale që vijnë nga kjo Deklaratë", thuhet në njoftimin për shtyp të kësaj partie. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2017, ora 11:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori