“E kam mbështetur” nëna e nuses nga Librazhdi: Vajza ishte dhunuar dhe s’më fliste

Nëna e vajzës 20-vjeçare nga Librazhdi deklaron se i ka dhënë mbështetje që në momentet e para të bijës.

Ajo tha për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ të gazetares Evis Ahmeti, nëna tha se vajza kishte pohuar se nuk e dinte se si kishte ndodhur historia.

Si e gjete vajzën?
Unë e pyesja, ajo s’dinte se ishte e sëmur, e dhunuar. S’më tregonte asgjë. Nuk e di se ça ndodhi ajo histori. Ishte si punë drame. E mbështeta.

Kush ka qenë në shtëpi te ju?
Kanë qenë ata të ABC. Si njihja dhe nuk doja të dilte goca ashtu. Ata i morën me zor. I qita përjashta. Të martën ishte kjo punë.

Sa ishte ora?
Ishte ora 8 apo 8 e gjysmë e darkës.

Ke folur me vajzën?
Është pa qejf. Thotë; a jeni mirë? Kaq flet se aq i lejohet.