Mbërrin në Milano portieri më i ri i Interit

Portier i ri i Interit, Andre Onana, ka mbërritur pak minuta më parë në selinë e klubit, ku ndër të tjera po zhvillohet një takim mes presidentit Zhang, drejtorit Marotta dhe trajnerit Inzaghi.

Ky takim do të zhvillohet për arsye se tre “kokat” e klubit do të diskutojnë për merkaton e zikaltërve.

Onana ka luajtur për Ajax dhe Interi arriti ta transferonte me parametra zero./ h.ll/albeu.com


Shtuar 24.05.2022 16:33