Inçizime të reja për 27 prillin dalin para gjykatës
Minutat kritike të ngjarjes së 27 prillit ku u dhunua Ziadin Sela, të regjistruara edhe nga i akuzuari Osavkovski, janë prezantuar ot para gjykatës.

Deri sa Ziadin Sela ka qenë i shtrirë përtokë, pa treguar shenja për jetë, njëri nga dhunuesit i është afruar dhe me një goditje të fortë i ka rënë në kokë.

Pas goditjes së fortë, të akuzuarit tjerë që kanë qenë afër Selës janë përpjekur ta heqin zvarrë dhe në atë moment Sela ka marrë edhe goditjen e dytë nga Oliver Osavkovski i cili me këmbë e ka goditur në shpatull. Pastaj përsëri është kthyer i akuzuari Kire Georgievski i cili sipas gjykatëses ka qenë në mënyrë agresive por nuk e ka goditur përsëri.

Poashtu njëri nga sulmuesit ia ka shkelur fytyrën e përgjakur, kurse më pas ua dorëzojën të tjerëve duke u thënë: Ja ku e keni, vriteni.

Për tentim vrasje të Ziadin Selës më 27 prill të vitit të kaluar akuzohen Kire dhe Ceko Georgievski, Oliver Oshakovski, Sasha Senkov, Nikolla Dimitrevski, Aleksandar Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov dhe Stojan Pavllovski – Kobra. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2018, ora 18:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori