Incidenti në TV A1, Gruevski mbron ndërhyrjen
Pëlqej
Nikolla Gruevski
Kryeministri Nikolla Gruevski lidhur me ndërhyrjen në televizionin A1 dhe kontrollet e inspektorateve të shoqëruara nga forca të mëdha policore, deklaroi se Qeveria punon për krijimin e një atmosfere demokratike në media.

“Nuk dua të komentojë aq më tepër nga ajo që ka thënë drejtori i Drejtorisë së të Ardhurave Publike lidhur me ngjarjet në televizionin A1”, deklaroi Gruevski, duke shtuar se me rëndësi është funksionimi i institucioneve të sistemit.

Sipas tij Qeveria nuk bën asnjë presioni politik, por punon në krijimin e një klime demokratike në hapësirën mediale dhe në gazetari.

“Me vetë faktin se si Qeveri dhe parti në pushtet tërhoqëm të gjitha kallëzimet penale kundër gazetarëve, kemi demonstruar se nuk duam të bëjmë presione ndaj gazetarëve dhe punës së tyre. Ne ngelemi pas përkushtimeve tona për media të lira dhe atmosferë demokratike në gazetari”, deklaroi kryeministri Gruevski për Kanal5.
Shtuar më 27/11/2010, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori