Incident në Shkup, rrahje mes tifozëve maqedonas dhe shqiptarë
Pëlqej
Gjatë ditës së djeshme ka patur rrahje në një ndeshje basketbolli të luajtur në Shkup, ku janë përplasur basketbollistët e ekipit të Pelisterit nga Manastiri dhe tifozët e ekipit të Shkupit.

Siç bëjnë të ditur nga MPB-ja, rasti ka ndodhur në sallën e sportit "Shaban Tërstena", pas përfundimit të ndeshjes.

Një tifoz ka hedhur një petardë në drejtim të lojtarëve mysafir, që ka nxitur reagimin e tyre, duke hedhur me një shishe plastike ndaj tifozëve. Kjo ka bërë që tifozët të sulmojnë lojtarët e Pelisterit.

Gjatë tentimit për të parandalur rrahjen, janë lënduar dy policë. INA
Shtuar më 14/01/2018, ora 13:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori