E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Incident në Parlament, sigurimi s’e zbaton urdhrin e Talat Xhaferit
Para pak minutash, për pak është evituar një incident i ri në Parlamentin e Maqedonisë, mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi.

Situata është tensionuar gjatë debatit lidhur me gjendjen alarmante në Strugë, për shkak të djegies së deponisë së qytetit.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev ka marrë fjalën në foltore pa i dhënë leje kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi.

Pas disa paralajmërimeve, Gjorçev nuk është larguar nga foltorja, kurse kryeparlamentari Xhaferi, e ka ftuar sigurimin e Parlamentit, për ta larguar deputetin e VMRO-DPMNE-së.

Megjithatë, sigurimi nuk e ka zbatuar këtë urdhër të Xhaferit, pasi në foltore kanë dale edhe disa deputetë të VMRO-DPMNE-së, gjë pas të cilës Xhaferi është detyruar të japë pauzë 10 minuta.
/albeu.com/
Shtuar më 15/06/2017, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori