Incident në Ohër
Ohri
Mbrëmë, në orët e vona, sipas SPB-së në Ohër, në lokalin që gjendet në rrugën “Abas Emin”, është shkaktuar një incident ku ka pas edhe të shtëna me armë.

Siç thuhet në komunikatën e SPB-së në Ohër, personat ndaj të cilëve janë ndërmarrë aktivitete për zbulimin e vendndodhjes dhe kapjes së tyre, mbrëmë rreth orës 21.30 minuta, kanë mbërritur dhe kanë në lokalin në rrugën “Abas Emin” të armatosur me armë, raporton INA.

Pas një zënke verbale me pronarin e lokalit, -sipas policisë- ata kanë drejtuar armët në drejtim të të punësuarve në lokal. Njëri nga ata, nga një shishe plastike, ka spërkatur lokalin me lëndë djegëse-bënzinë, dhe më pas i kanë vënë zjarrin me ç’rast është djegur pjesë nga inventari i lokalit.

Pasi kanë vënë zjarrin në lokal, është dëgjuar një shpërthim, ndërsa personat e ardhur kanë braktisur lokalin duke shtënë disa herë me armë. Pas pak, sulmuesit e lokalit, duke lëvizur me një veturë, kanë ndaluar në një pikë karburanti më dalje të Ohrit dhe kanë kërkuar setin (kutinë) me ndihmën e parë, janë furnizuar me karburant faturën e të cilit nuk e kanë shlyer, dhe janë larguar në drejtim të “panjohur”.

SPB në Ohër, sipas zëdhënësit Stefan Dimoski, është vënë në lëvizje për zbulimin e vendndodhjes, kapjes dhe nxjerrjes para organeve të drejtësisë të personave të involvuar në këtë incident të armatosur, duke pas parasysh se policia disponon me të dhënë për identitetin e personave të dyshuar.
Shtuar më 04/11/2011, ora 21:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori