“Shqiponjat” zbarkojnë sërish në Elbasan, operacioni ka një emër konkret: “Çmontohen” makinat e dyshimta

Foto ilustruese

Elbasani është një nga qytetet në të cilat policia dhe forcat speciale “Shqiponja” zbarkojnë shpesh për operacione të ndryshme.

Siç dihet Elbasani është “fole” e disa bandave dhe emrave të shumëkërkuar të policisë.

Mbrëmjen e sotme mësohet  se forcat “Shqiponja” janë vendosur në lagjen “Syrja Dylgjeri”, ku po “çmontojnë” çdo makinë dyshimtë.

Dyshohet se në fokus të aksioni që po zhvillohet është një emër konkret, që ende nuk bëhet i ditur./albeu.com