Imeri: Ja pse jam me Ziadin Selën (VIDEO)
Pëlqej
Sot, ështe prononcuar një tjetër person, i cili mbështet Lëvizjen për reforma në PDSH në udhëhequr nga Ziadin Sela.

Në mesazhin e tij, kryetari i Këshillit në fshatin Bogovin‏ë ne rajonin e Tetovës, Abedin Imeri ka radhitur arsyet se përse do të jetë pjesë e lëvizjes për reformim të PDSH-së së Ziadin Selës.

“Gjatë ditëve të kaluara jam takuar me shumë njerëz të profesioneve të ndryshme të cilët të gjithë e përkrahin Lëvizjen për Reformimin e Partisë Demokratike Shqiptare. Të gjithë konstatojnë se PDSH-ja duhet të reformohet dhe rifreskohet për faktin e thjeshtë sepse shumë zgjedhje radhazi është opsioni humbës", thotë ndër të tjera në video Imeri.

Ai ka shtuar se tani është koha e ndryshimit, që PDSH-ja të mund të kthehet në qeveri dhe jo të qëndrojë akoma në opozitë. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori