“Ilirida” ka për qëllim ta shkatërrojë Shqipërinë
Kongresi Botëror Maqedonas i kryesuar nga Todor Petrov, një person që njihet për qasjen e tij kundër shqiptarëve ka reaguar kundër bashkimit të fshatrave të Kërçovës në komunën e Kërçovës me qëllim që kryetar i kësaj komune mos të emërohet ndonjë shqiptar në të ardhmen.

“Si iniciator dhe organizator i kampanjës për referendum kundër organizimit teritorial të vetqeverisjes lokale e mbajtur më 7 nëntor 2004, KBM e hedh poshtë bashkimin e komunave Vraneshticë, Drugovë, Zajas dhe Osllomej në kuadër të Komunës së Kërçovës, pasi kjo është në kolizion direkt me Marrëveshjen e Ohrit dhe karakterin multietnik të shoqërisë në Maqedoni”, thuhet në komunikatën e KBM-së, raporton Zhurnal.

KBM ka theksuar se do të inicojë procedurë në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë për ta vlerësuar nenin 16 të Ligjit për organizim territorial të vetqeverisjes lokale në Maqedoni, me të cilin verifikohet bashkimi i komunave Vraneshticë, Drugovë, Zajas dhe Osllomej në kuadër të komunës së Kërçovës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Gjithashtu, KBM i ka konsideruar si nazi-fashiste tendencat për krijimin e “Shqipërisë së Madhe” dhe të “Iliridës” dhe i vlerëson si antishtetërore dhe militante, në kundërshtim me tolerancën dhe koegzistimin, kurse me qëllim destabilizimin e rajonit.

Për KBM formimi i “Shqipërisë së Madhe” dhe “Iliridës” nuk janë projekte për bashkimin e shqiptarëve, por për ndarjen përfundimtare të Republikës së Shqipërisë.

Shtuar më 22/03/2012, ora 09:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori