Ilir Meta më 20 janar në Shkup, me ftesë të Veljanovskit
Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta do të jetë javën e ardhshme në Maqedoni në një vizitë zyrtare. Me ftesë të homologut maqedonas Trajko Veljanovski, Meta do të mbërrijë më 20 janar në Shkup, ku pas takimit me kreun e Parlamentit të Maqedonisë, do t'i drejtohet deputetëve në Kuvend.

Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Maqedoni pritet që të ketë takime edhe me Ivanovin dhe Gruevskin.

Vizita e kreut të Kuvendit të Shqipërisë vjen pas vizitës së bërë më herët nga kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Trajko Veljanovski, i cili ishte në Tiranë në dhjetor të vitit 2013. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori