Ilija Isajllovski, zëvendësministër i ri i Punëve të Jashtme
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë zgjodhi Ilija Isajlovskin për zëvendësministër të Punëve të Jashtme. Isajllovski vjen në vendin e Dragana Kiprijanovskës, me 63 vota "pro" dhe 19 "kundër" e të cilën paraprakisht Kuvendi e shkarkoi njëzëri me 67 vota “pro”.

Në elaborimin kryeministri Emill Dimitriev tha se ka pritur që pas daljes së Lidhjes Demokratike nga Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” dorëheqje të japin edhe funksionarët e tyre, por kur ata këtë nuk e kanë bërë ka propozuar që t’i merret mandati Kiprijanovskës për shkak të veprimit të saj proopozitar që nuk korrespondon me politikat e Qeverisë dhe mund të pengojë në eurointegrimet. Për Isajlovskin theksoi se është diplomat profesional me karrierë i cili me sukses e ka prezantuar Republikën e Maqedonisë në disa vende ku ishte ambasador.

"Konsideroj se me Ilija Isajllovskin, Ministria e Punëve të Jashtme do të përforcohet jashtëzakonisht dhe se me gjithë përvojën që e ka fituar në periudhën e kaluar do të ndihmojë për punë funksionale më të mirë të Ministrisë dhe përfaqësim më cilësor të Republikës së Maqedonisë jashtë kufijve", tha Dimitrov.

Për deputetët e opozitës Isajllovski nuk është zgjidhje adekuate, ka konflikt të interesave dhe emërimi i tij është vetëm shpërblim partiak për punët që i ka kryer. /albeu.com/

Shtuar më 16/06/2016, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori