Ilija Dimovski i dërgon letër Talat Xhaferit
Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, i ka dërguar letër kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, nga i cili kërkon respektim të rregulloresKuvendit.

“Është e palejueshme që në shtet demokratik, i cili pretendon të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s të shkelet gjitha procedurat dhe rregullat të cilat i parasheh Rregullorja e punës së Kuvendit. Me qëllimin tuaj që sa më parë së sillni ligjin për përdorimin e gjuhëve, janë shkelur disa nene të RregulloresKuvendit”, thuhet në letrën e Dimovskit.

Ai më tej shton se flamuri evropian në ligjin për gjuhet është keqpërdorur vetëm me qëllim që sa më shpejtë të sillet ligji dhe të anashkalohen rregullat tjera, përcjell Telegraf.

Dimovski thotë se një shkelje dhe mosrespektim i tillë nuk është parë asnjëherë në Kuvendin e Maqedonisë, që siç thotë, për interesa partiake të shkelen të gjitha procedurat.

Ai duke u thirrur në nenin 145 të RregulloresKuvendit, kërkon që ligji për përdorimin e gjuhëve të vendoset në debat publike. Në të cilin do të ftohen profesionistë të fushës, profesorë të gjuhës maqedonase, shqipe, turke, boshnjake, serbe, rome dhe vllehe që të vlerësojnë ligjin.


Shtuar më 14/09/2017, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori