PDIU braktis Edi Ramën
Ilija Dimovski: Deputetë shkelin rregulloren e parlamentit
Pëlqej
Kuvendi i Maqedonisë për herë të parë pas formimit të qeverisë mban seancë për pyetjet e deputetëve.

Në fillim të seancës për procedurën e punës reagoi deputeti i VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski i cili tha se mënyra se si punon parlamenti dhe siç është caktuar sot séance nuk ka të bëjë gare me rregulloren e parlamentit

Këtë kritikë tha ai mos e keqkuptoni, por si një rekomandim që ti përmirësoni punët dhe seriozisht ta shqyrtoni letrën e deputetit Trajko Veljanoski i cili në mëngjes i ka dërguar kuvendit dhe opinionit.

Në anën tjetër kryetari i kuvendit Talat Xhaferi tha se séance është caktuar sot, për shkak të disa rrethanave tjera.

"Për shkak të procesit zgjedhor dhe 100 ditë të zgjedhjes së qeverisë deri tani nuk kishim mundësi të organizojnë seancë për pyetjet e deputetëve. Po ashtu duke marrë parasysh se në diskutim është edhe komisioni për hartimin e buxhetit për vitin 2018 dhe atëherë nuk mund të mbahen dy séance në të njëjtën kohë", theksoi Talat Xhaferi.


Shtuar më 24/11/2017, ora 13:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori