Ilievski nuk pendohet për fyerjet
Në Strugë ende nuk po gjehet zgjidhje e çështjes së fyerjeve antishqiptare dhe anti-islame të cilat u shkaktuan në karnevalin e Vevçanit, dhe e gjithë kjo si pasojë e mosdakordimit nga ana e kryetarit të komunës së Vevçanit, Pero Ilievski si shkaktar i të gjitha incidenteve të fundit në rajonin e Strugës por edhe mllefit të shkaktuar tek besimtarët islam dhe tek shqiptarët në Maqedoni.

Sipas informacioneve, policia sot u ka bërë thirrje për takim përfaqësuesve të Myftinisë së Strugës, të komunës së Strugës, asaj të Vevçanit, dhe disa OJQ-ve, por deri në këto momente ende nuk është caktuar ora dhe vendi se ku do të mbahet takimi, ndërsa nuk është siguruar pjesëmarrja e kryetarit të Komunës së Vevçanit, Ilievski.

Portali Zhurnal mëson se në qytetin e Strugës vazhdimisht po mbahen takime mes Komisionit për marrëdhënie mes bashkësive, Komisionit për prevencion, përfaqësuesve të OSBE-së, Myftinisë së Strugës dhe Komunës së Strugës.

Por assesi deri në këto çaste nuk ka pranuar të marrë pjesë edhe Ilievski, i cili duhet të kërkojë falje që organizoi maskat fyese anti-islame dhe antishqiptare.


Shtuar më 09/02/2012, ora 14:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori