Ikën zv.ministri i Arsimit
Zv.ministri i Arsimit Petar Atanasov sot ka dhënë dorëheqje nga posti i tij si zv.ministër.

Këtë e bëri të ditur ai vet në rrjetin social Facebook, ku përmes një letre ka njoftuar kryeministrin Zaev për dorëheqjen e tij.

Siç ka shkruar Atanasov në arsyetim, shkaqet për dorëheqjen e tij janë mungesat e reformave dhe mos mundësisë të reflektimit të tij si zv.ministër.

Siç thotë Atanasov, ai përgjatë dhjetë muajve të kaluara ka tentuar fuqishëm të kontribojë diçka në arsim, mirëpo përpjekjet e tij nuk kanë patur sukses për arsye të ndryshme, shkruan Zhurnal.

“I nderuar kryeministër Zaev. Dua t’iu informoj juve dhe opinionin se po jap dorëheqje nga pozita zëvendës ministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Këtë u’a bëra të ditur që para rekonstrukcionit, por ja dhe tani mund të procesuohet. Thjeshtë, pozita ime bëhet e joefektive.

Njëkohësisht jap dorëheqje nga të gjitha funksionet tjera në suaza të Ministrisë së Arsimit dhe në Qeverinë që ju po udhëhiqni!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e dorëheqjes të zv.ministrit të arsimit Petar Atanasov.

Siç tha Atanasov, pas dorëheqjes, ai do t’i kthehet karrierës akademike dhe të kontribojë në mbajtjen e të rinjëve në shtet sepse siç thotë, të kota janë premtimet për mos ikjen e të rinjëve jashtë vendit nëse nuk bëhen reforma të vërteta.
Shtuar më 24/06/2019, ora 14:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori