Igor Jug i ka vendosur armën në kokë një ministri
Nga burime të afërta me hetuesinë zbulohet se disa deputetë, ministra dhe kandidatë aktualë për kryetarë komunash, por edhe një gazetar kanë dëshmuar kundër Igor Jug dhe thonë se ai ka arritur të fusë armë në Parlament, transmeton Makfax.

Një funksionar i lartë i LSDM-së, tani ministër aktual, para prokurorit në PSP ka deklaruar se Igor Jug i ka vendosur armën në kokë dhe se ai është nën rrezik nga Igor Jug.

Sipas informacioneve të Makfaksit, kundër Igor Jugut kanë dëshmuar deputeti i LSDM-së, Maksim Dimitrievski dhe ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, të cilët janë nga Kumanova, i njëjti qytet prej nga është Igor Jug. /albeu.com/

Shtuar më 05/10/2017, ora 15:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori