Idro Seferi dërgon mesazhe paqeje nga Serbia
Gazetari shqiptar që raporton ngjarje nga Beogradi, Idro Seferi ka qenë i ftuar në emisionin më të shikuar në Serbi, "24 orë".

Ky emision transmetohet në televizionin më të shikuar serb, B92.

Seferi i ka dhënë drejtuesit të emisionit një bukë, në solidaritet me ata bukëpjekës shqiptarë, të cilëve po iu shkatërrohen pronat.

“Kam një dhuratë për ty. Në shenje solidariteti me kolegët e mi bukëpjekës, të dhuroj këtë bukë, duke e ditur që dhe ti gjithmonë ke uri”, ka thënë Seferi, transmeton Presheva.com.

Idro Seferi ka theksuar më tej se vizita e Edi Ramës në Beograd do ti bëjë mirë rajonit për të zbutur tonet nacionaliste, ndërsa tha se "ndeshja do të ishte perfekte nëse do të albitrohej nga Catherine Ashton".

Emisioni "24 orë" në B92 është një emision satirik, që me ironi dhe humor thumbon realitetin në Serbi./albeu.com/
Shtuar më 20/10/2014, ora 11:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori