Idrizi: Shqipëria po lëshon sovranitet për të hequr veton e Greqisë
Para pak ditësh ministri grek Kotzias ishte në një vizitë në Korçë, ku pati takim me ministrin Bushati, por diskutimet mbetën të pazbardhura për publikun, por çfarë mendon PDIU për negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë?

Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi, u shpreh se jemi në një mungesë informacioni se çfarë është diskutuar me Bushatit dhe Kotzias, ndërsa po lëshohet sovranitet për të hequr veton e Greqisë për negociatat me BE.

"Në kabllogramet e Uithers flitej për presionin e Athinës për marrëveshjen e ujërave dhe varrezave. E njëjta gjë po ndodh edhe sot, për shkak të nevojës për veton e Greqisë për negociatat po ndodh e njëjta gjë. Për të hequr veton po lëshon sovranitet. I referohem varrezave dhe çështjeve të tjera. Kam parasysh shqiptarët e Çamërisë, por edhe pronat e shumë shqiptarëve të tjerë, por edhe komunitetet fetare shqiptare e atje. Kemi shumë emigrantë, që faleminderit Greqisë, që po i mban, por marrëveshja e pensioneve nuk është firmosur. Përsa i përket ligjit të luftës duhet të hiqen efektet e tij".

Shpëtim Idrizu u shpreh se, "në asamblenë e PDIU, Rama u shpreh se do ta kishte parësore çështjen çame, ndërsa tani e pash në ngërç". Kreu i PDIU theksoi se pala shqiptare duhet të ketë kujdes që përpos heqjes së ligjit grek të luftës, “Greqia duhet të heqë të gjitha barrierat që sjell ky ligj. Duhet të hiqen të gjitha efektet e ligjit të luftës, ndryshe do të jetë në favor të Greqisë”. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2018, ora 22:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori